Sulmet izraelite në Liban, kryeministri libanez: Nuk kemi nevojë për më shumë gjak të derdhur
Kryeministri i Libanit, Najib Mikati bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut, duke thënë se rreth 1.2 milionë njerëz në të gjithë Libanin janë zhvendosur nga sulmet izraelite. ”Duhet të arrijmë një armëpushim të menjëhershëm. Ne nuk kemi nevojë për të derdhur më shumë gjak. Ne nuk kemi nevojë për më shumë shkatërrim. Pse Izraeli nuk po pranon sot një armëpushim? Ata po kërkojnë luftë, ne po kërkojmë një zgjidhje diplomatike”,- tha Najib Mikati.