Sulmet kibernetike, Rusia: Jemi lodhur nga kjo “gjueti shtrigash” e SHBA

Fushata e akuzave të shteteve të bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë si hakuese e demokratëve me qëllim influencimin  në fitoren e  Donald Trump, është një gjueti shtrigash.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov në një deklaratë për mediat, duke thënë se Moska është e lodhur nga këto akuza.

Ai tha se raporti i publikuar nga agjencitë amerikane të zbulimit provoi se akuzat janë të pabaza. Ky është reagimi i parë i Kremlinit që kur raporti iu dorëzua presidentit të zgjedhur Donald Trump të premten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i paklasifikuar përmban akuzat se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar hakerimin e  e-mailve  të Partisë Demokratike për të dëmtuar rivalen demokrate të  Trump Hillary Clinton. Peskov tha se Rusia mohon kategorikisht përfshirjen në këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Akuzat e pabazuara të cilat nuk janë të mbështetura në asgjë, po lexohen në mënyrë amatoreske dhe joporofesionale. Ne nuk e dimë se në cfarë informacionesh po mbështeten ata në të vërtetë. Pretendimet arritën deri në atë nivel sa mund te quhen gjueti shtrigash.

Edhe Trump përdori të njëjtin term gjueti shtrigash javën e kaluar gjatë një interviste në New York Times, duke hedhur poshtë për të disatën herë pretendimet e demokratëve. Por, shefi i tij i ardhshëm i stafit, Reince Priebus deklaroi për Fox News se presidenti i zgjedhur kishte pranuar gjetjet e raportit , i cili iu paraqit atij nga shefat e inteligjencës të premten. Ai nuk ka mohuar se subjektet në Rusi ishin prapa kësaj fushate të veçantë,” shtoi z Priebus, por nuk ka sqaruar se trump besonte se hakimi është kryer me urdhër të presidentit Vladimir putin.

Tump e përshkroi takimin e tij me drejtorin e agjencisë kombëtare të inteligjencës James Clapper, drejtorin e CIA-S John Brennan dhe atë të FBI James Comey si mjaft konstruktiv. Ai gjithashtu shtoi se menjëherë sapo të marrë detyrën do të kërkojë që brenda 3 muajve të krijohet një plan për të bllokuar sulmet kibernetike.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?