Sulmet ruse mbi Kiev, Polonia mbyll përkohësisht dy aeroportet

Kievi ka qenë nën sulm dhe avionët luftarakë polakë janë ngritur pranë kufirit me Ukrainën, pavarësisht bisedimeve të rëndësishme për paqe që po zhvillohen këtë fundjavë.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Kievi u godit nga raketa dhe dronë herët të shtunën, ku të paktën tetë persona u plagosën. Siç shkruan Sky News, aeroportet Rzeszow dhe Lublin në juglindje të Polonisë u mbyllën përkohësisht pasi forcat e armatosura polake ngritën avionët luftarakë në ajër për shkak të sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Aeroportet u rihapën sërish pas përfundimit të operacionit në ajër.

Në një postim në Telegram, forcat ajrore ukrainase thanë se dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, ndërsa alarmi ajror mbeti në fuqi rreth katër orë pas aktivizimit. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo ndërprerje të energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sjellim ndërmend se më herët, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të zhvillonte një takim këtë fundjavë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy liderët do të diskutojnë detajet e planit të paqes me 20 pika që është “rreth 90% gati”, sipas presidentit Zelensky. Presidenti ukrainas i tha “Axios” se është i hapur ta paraqesë planin për popullin e tij, me një referendum, për sa kohë Rusia pranon një armëpushim 60-ditor që t’i lejojë Ukrainës të përgatitet dhe ta mbajë votimin.

Takimi i së dielës është zhvillimi më i fundit në një përpjekje të gjerë diplomatike të udhëhequr nga SHBA-të për të mbyllur luftën gati katërvjeçare Rusi–Ukrainë, por përpjekjet kanë hasur në kërkesa të kundërta mes Moskës dhe Kievit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?