Sulmet terroriste në Kopenhagen, autori i njohur për policinë
Policia daneze ka bërë të ditur se personi i armatosur që ka sulmuar një sinagogë në Kopenhagën, ka qenë 22 vjeç, i lindur në Danimarkë dhe i njohur për policinë për shkak të rasteve te dhunes kohe me pare.
Personi i armatosur është vrarë në orët e para të së dielës nga polica në qarkun Norrebro të Kopenhagës.
Emri i tij nuk është konfirmuar. Një regjisor filmi dhe një roje e sinagogës janë vrarë në dy sulmet e ndara.
Pesë policë janë plagosur po ashtu. Policia beson se personi i armatosur ka vepruar i vetëm.
Ai ka qenë i njohur për të për shkak të lidhjeve me bandat kriminale dhe ka pasur disa dënime për vepra të dhunshme.