Sulmet terroriste në Londër, arrestohen 12 të dyshuar
Mediat britanike na tregojnë të dhënat e fundit nga sulmi i mbrëmshëm në Britani.
Deri tani numri i viktimave të pafajshme është 7 ndërsa tre njerëz të dyshuar terroristë janë ekzekutuar.
Shërbimi i ambulancës thotë se 48 pacientë janë dërguar në pesë spitale të Londrës. Katër policë u plagosën dhe dy janë në gjendje kritke.
12 persona janë arrestuar gjatë bastisjeve të policisë në Barking, në lindje të Londrës, ata janë të dyshuar si terroristë që kanë marrë pjesë në sulm. Kryeministrja Theresa May dënon “ideologjinë e keqe të ekstremizmit islamik”, duke thënë “mjaft”.
KOHA JONË SONDAZH

