Sulmet terroriste në Paris, shpallet fajtor 28-vjeçari Salah Abdeslam
Një gjykatë belge ka dënuar Salah Abdeslam, i vetmi i dyshuar i mbijetuar nga sulmet terroriste të Parisit të vitit 2015.
Abdeslam, 28 vjeç, u gjet fajtor duke u akuzuar për lidhje terroriste dhe tentativë vrasje.
Abdeslam, i cili po mbahet në një burg në Francë, do të përballet me gjyqin atje për vetë sulmet e Parisit. Ai gjithashtu shkëmbeu zjarr me oficerë të policisë të cilët bastisën një banesë në zonën e Pyjeve të Brukselit në mars 2016.
28 vjeçari dhe bashkepunetori, Sofien Ayari, 24 vjeçar, mund të përballen me 40 vjet burgim për tentativë vrasje përmes të shtënave me armë zjarri ndaj policisë belge dhe asaj franceze.
KOHA JONË SONDAZH

