Sulmi ajror i Iranit lë 34 ushtarë amerikanë me dëmtime traumatike në kokë

Së paku 34 trupa amerikane janë diagnostikuar me pasoja traumatike në tru pas një sulmi nga iranianët në bazën e tyre në Irak, ka bërë të ditur Pentagoni.

Së paku 17 ushtarë janë ende nën mbikëqyrje mjekësore, deklaruan autoritetet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më herët kishte thënë se asnjë anëtar i trupave amerikane nuk ishte lënduar nga sulmi i 8 janarit që erdhi pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga SHBA-ja.

I pyetur për zhvillimet e fundit, gjatë Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Trump u përgjigj “Kam dëgjuar se kanë disa dhembje koke, por mund të them se nuk është aq serioze”, shkruan rel. “Nuk i konsideroj si pasoja serioze duke u bazuar në ato se çfarë kam parë më herët”, shtoi ai. Pentagoni kishte deklaruar se asnjë ushtar nuk ishte vrarë gjatë sulmit ajror të Iranit në bazën Ain al-Asad.
Zëdhënësi i Departmentit të Mbrojtjes, Jonathan Hoffman, u tha gazetarëve të premten se tetë nga të prekurit ishin dërguar në SHBA për trajtim të plotë derisa nëntë tjerë janë duke u trajtuar në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?