Sulmi kibermetik godet dhe Italinë e Francën

Një sulm masiv i llojit ransomëare ka përfshirë këtë fundjavë dhjetëra mijëra servera në të gjithë botën duke filluar nga Italia, Franca, Finlanda deri në SHBA dhe Kanada.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike Italiane ka bërë njoftim zyrtar rreth rastit. Teknikët e sigurisë kibernetike në shtetin fqinj bëjnë me dije se sisteme kombëtare mund të jenë kompromentuar dhe kanë alarmuar subjekte të shumta, por nuk ndodhen ende nën rrezik real. Megjithatë, shpjegohet se “ka ende disa sisteme të ekspozuara, të pa komprometuara, nga të cilat nuk është mundur të gjurmohet pronari. Këta janë thirrur të përditësojnë menjëherë sistemet e tyre”.

Sulmi kishte në shënjestër serverët e quajtuar VMëare ESXi. Dobësia e shfrytëzuar nga sulmuesit është korrigjuar tashmë në të kaluarën nga prodhuesi, por, siç nënvizon Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike – “jo të gjithë ata që përdorin sistemet e prekura aktualisht e kanë përditësuar atë” dhe serverët që janë nën sulm, nëse nuk kanë përditësimet e nevojshme” mund të hapin derën për hakerat duke i shfrytëzuar ato pas rritjes së fortë të sulmeve të regjistruara gjatë fundjavës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të parët që vunë re sulmin ishin francezët, ndoshta për shkak të numrit të madh të infeksioneve të regjistruara në sistemet e disa ofruesve në atë vend. Më pas, vala e sulmeve u zhvendos në vende të tjera, përfshirë Italinë

Swiss Digital Mobile Reklama

Shfrytëzimi i cenueshmërisë në servera, shpjegon Agjencia Italiane, “lejon që në një fazë pasuese hakerat të kryejnë sulme ransomëare që kodojnë sistemet e prekura duke i bërë ato të papërdorshme derisa të paguhet një shpërblim për çelësin e deshifrimit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?