FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi kimik në Siri, Trump: Do të shohim kush…

Viktimat e sulmit të së shtunës thuhet të jenë mbi 60, por bilanci pritet të rritet edhe më shumë, ndërsa grupet mjekësore po përpiqen të fitojnë akses në bodrumet ku janë strehuar shumë familje.

Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj sulmit kimik në Siri. “Kemi shumë mundësi ushtarake dhe do të vendosim shumë shpejt se çfarë përgjigje do t’i japim këtij sulmi. Aktualisht, po qartësohemi se kush janë përgjegjësit e sulmit në Douma, ditën e shtunë”, deklaroi Trump.

Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin kimik në Siri, ndërkohë që në një mbledhje të Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, Rusia dhe SHBA kërcënuan njëra-tjetrën me fjalë të forta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vassily Nebenzia i Rusisë tha se sulmi ishte i inskenuar dhe një përgjigje ushtarake nga ana e amerikanëve do të kishte pasoja të rënda. Ndërsa përfaqësuesja e Amerikës, Nikki Haley tha se Rusia ka në duar gjakun e fëmijëve sirianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?