Sulmi me dy viktima në kufirin polak, Rusia: Nuk kemi sulmuar ne. Provokime
Dy raketa kanë goditur një fshat në Poloni, shumë pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Ministria ruse e Mbrojtjes mohon akuzat, duke i quajtur raportet një provokim të qëllimshëm.
“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ”ruse” në zonën e Przeëodóë janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake nuk u krye nga raketat ruse. Mbetjet e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëodóë nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagimin e Ministrisë ruse.
Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa në bazë të rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut.