Sulmi me thikë në Paris, gruaja e vrasësit rrëfehet për shkaqet e ngjarjes

Vetëm një ditë pas sulmit me thikë në selinë e policisë në Francë ku mbetën të vdekur dhe 4 oficerë, bashkëshortja e vrasësit rrëfehet mbi gjendjen e rënduar të tij një ditë përpara sulmit.

Sipas saj, bashkëshorti kishte pësuar kriza nervore dhe episode psikoze një ditë përpara sulmit. Ajo gjithashtu rrëfen se ai shpesh herë dëgjonte zëra në kokën e tij.

Mickael Harpon, 45 vjeç, u qëllua brenda selisë së policisë pas sulmit me thikë ndaj kolegëve të tij.

Bashkëshortja e vrasësit është nën kujdestarinë e policisë për të dhënë detaje për shkaqet e mundshme për ngjarjen e ndodhur.

Ajo tregon gjithashtu se Michael nuk kishte marrëdhënie të mira me eprorët e tij në punë dhe se vazhdimisht kishte debate me ta. Policia ende vazhdon hetimet për të zbuluar motivet e vërteta të ngjarjes.

Në ambjentet e komisariatit u mbajt sot një minutë heshtje në nderim të 4 oficerëve të vrarë një ditë më parë.

SHKARKO APP