Sulmi në Ankara, Stoltenberg: Qëndrojmë pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara. Ai theksoi se uron shërimin e shpejtë të dy pjesëtarëve të policisë që u lënduan në detyrë.

“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Stoltenberg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?