Sulmi në Banjskë, Ramabaja: Kishin menduar që do kalohej në kryengritje, s’e prisnin dështimin

Analisti Sadri Ramabaja, thotë se kapja e Milan Radoiçiç dhe më pas lirimi i tij ishte një skenar i përgatitur me variante të ndryshme. Sipas tij Radoiçiç nuk e kishte parashikuar dështimin e terroristëve serbë.

“Aksioni i njësisë paramilitare, natyrisht i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë. Ndërkaq dështoi, falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Është e qartë se në vijnë vertikale nëse e shohim çdo gjë ka shkuar sipas marrëveshjes paraprake, jo thjesht të Aleksandër Vuçiçit, por edhe të mentorit të tij Putinit, pra kemi të bëjmë me një aksion të dyzuar serbo-rus, që për qëllim final kishte hapjen e frontit të dytë të luftës”.

SHKARKO APP