Sulmi në bazat amerikane në Irak, Ursula von der Leyen: BE nuk do të kursejë asnjë përpjekje…

“Bashkimi Evropian nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të provuar të mbajë gjallë marrëveshjen bërthamore iraniane.” Është ky reagimi që vjen nga Komisioni Europian pas përshkallëzimit të tensionit mes Iranit dhe SHBA-së.

Në një takim të jashtëzakonshëm të Komisionerëve kushtuar Iranit, Libisë dhe Lindjes së Mesme, Ursula von der Leyen u shpreh se Bashkimi Evropian “nuk do të kursejë asnjë përpjekje” për të provuar të mbajë gjallë marrëveshjen bërthamore iraniane.

Të paktën dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak u goditën sot nga 35 raketa balistike. Lajmi konfirmohet nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.

Televizioni shtetëror iranian thotë se sulmi është si një hakmarrje, pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

SHKARKO APP