Sulmi në Londër, një prej xhihadistëve hapi kohë më parë flamurin e ISIS në një park në Angli


Ai u kap në kamera sëbashku me dy predikues të tjerë, të cilët gjithashtu ishin të njohur nga policia dhe zyrtarët e inteligjencës për shkak të pikëpamjeve të tyre ekstremiste.
Pas një sërë zbulimesh natën e kaluar, një prej miqve të tij në Watford zbuloi se ai ishte radikalizuar duke parë video në YouTube, shkruan MailOnline.
Referuar agjencisë së lajmeve “Amaq News Agency”, ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të së shtunës në Londër. Kjo bëhet e ditur nga kryetari i grupit inteligjent Site. Organizata terroriste ka marrë gjithashtu përgjegjësinë edhe për sulmin në Filipine edhe pse autoritetet atje e mohojnë që ky sulm të jetë shkaktuar nga terroristët. Ashtu si edhe këtë herë deklarata e “Amaq News Agency” nuk ka asnjë të dhënë, se pas këtyre sulmeve në Londër fshihet vërtet ISIS, shkruan “The Sun”.
KOHA JONË SONDAZH


