Sulmi në Londër, policia britanike arreston 12 persona (Foto)
Autoritetet britanike kanë vënë në pranga 12 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Londër, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur 7 persona dhe u plagosën 48 të tjerë.
Policia bastisi një banesë që u përkiste tre agresorëve në lindje të Londrës.
Një fugon i bardhë u përplas mbi kalimtarët në urën e Londrës, në orën 21:58 të së shtunës, e më pas tre persona dolën prej tij dhe qëlluan me thika njerëzit në tregun Borough, aty pranë. Tre autorët, me bomba të rreme në trup, u qëlluan për vdekje nga policia.
Më herët, kryeministrja britanike Theresa May dënoi sulmit, duke thënë se ka ardhur koha për të thënë mjaft.

KOHA JONË SONDAZH

