FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi në Nju Jork, hakmarrje për sulmet e SHBA ndaj ISIS

I dyshuari i cili u arrestua pas përpjekjes për sulm terrorist, të hënën në Nju Jork, tha se veprimi i tij ka qenë hakmarrje për sulmet e SHBA-së ndaj grupit militant Shteti Islamik, raporton media amerikane.

Akayed Ullah, 27 vjeç, imigrant nga Bangladeshi, ka aktivizuar një bombë të lidhur për trupin e tij në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, duke plagosur veten dhe tre njerëz të tjerë.

Incidenti ka ndodhur në një terminal autobusësh pranë sheshit Times Square. Policia tha se Ullah e ka zgjedhur vendin për shkak të posterave për Krishtlindje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtëpia e Bardhë tha se sulmi tregon “nevojën urgjente” për Kongresin që të reformojë sistemin e migrimit në SHBA, raporton rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky sulm nënvizon nevojën që Kongresi të punojë me presidentin në reformat e migrimit, që rrisin sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë publike. Duhet t’i mbrojmë kufijtë tanë, duhet të sigurojmë që individët që hyjnë në vendin tonë, nuk vijnë këtu për t’i dëmtuar njerëzit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ullah besohet se ka vepruar i vetëm në sulmin e së hënës, tha kryetari i Nju Jorkut, Bill De Blasio.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?