Sulmi nga ajri, 20 të vrarë mes tyre edhe nusja

Të paktën 20 persona që merrnin pjesë në një ceremoni dasme në Jemenin e veriut, përfshirë këtu nusen, raportohen të jenë vrarë në një sulm ajror.

Mjekët raportojnë se më tepër se 30 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi mbrëmjen e së dielës në rajonin e Bani Qais.

Lëvizja rebele “Houthi” fajësoi për ngjarjen koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite që mbështet qeverinë e Jemenit në luftën civile që ka përfshirë vendin prej 3 vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që një zëdhënës i koalicionit ka deklaruar se ngjarja do të “hetohet plotësisht”, duke theksuar se në asnjë moment civilët nuk kanë qenë objekt i shënjestrës së tyre. Grupet për të drejtat e njeriut i akuzojnë se jo pak herë kanë bombarduar markete, shkolla, spitale dhe zona rezidenciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?