Sulmi terrorist në Londër, Trump-it i soset durimi: Boll u treguam të mirë, i duhet dhënë fund tani
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kritikoi kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan vetëm disa orë pas sulmit terrorist në angli, ku mbetën të vdekur 7 persona ndërsa 48 të tjerë u plagosën.
Policia arrestoi 12 persona dhe mori në pyetje 4 vajza pas bastisjeve të shumta që bëri në një bllok apartamentesh, ku dyshohet se jetonte një prej terorristëve të sulmit në Urën e Londrës.
Kanë mjaftuar pak minuta që kryeqyteti i Anglisë, Londra të tmerrohet. Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke përplasur kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market.
Ndërsa një sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”, por që nuk ka lidhje me dy të parët dhe nuk është cilësuar ende si sulm terrorist.
KOHA JONË SONDAZH

