Sulmuesi “i çmendur”, nxjerr në ballkon viktimën me fytin e prerë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Costa Del Sol, ku një burrë i armatosur nxorri viktimën e plagosur në ballkon.

Sulmuesi ishte me pantallona të shkurtra plazhi dhe mbante një thikë kuzhine në dorë, ndërkohë që pranë tij qëndronte një burrë, i cili kishte gjakderdhje nga qafa. Fytyra e viktimës ishte mbuluar me një bluze të bardhë, duart i kishte të lidhura.

Sipas mediave të huaja, sulmuesi i kishte prerë fytin burrit dhe e kishte nxjerrë para të gjithëve. Turistët u shokuan nga ngjarja, por nuk hezituan ta filmojnë momentin për ta raportuar në autoritetet përkatëse.

Forcat e policisë arritën shumë shpejt në vendngjarje dhe arrestuan të armatosurin. Ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

SHKARKO APP