Sulmuesi me thikë në Paris, me origjinë çeçene, i skeduar si rrezik për sigurinë kombëtare

I dyshuari për sulminvdekjeprurës me thikë në qëndër të Parisit të shtunën në mbrëmje është një qytetar francez i lidur në 1997 në republikës ruse të Çeçenisë, thanë burimet për BBC.

Sipas mediave, ai quhej Khamzai Asimov dhe ishte në listën e njerëzve në mbikëqyrje që përbënin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Policia e vrau atë në një zonë shumë të populluar pranë Operas pasi ai vrau një burrë dhe plagosi 4 të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi nuk mbante asnjë asnjë dokument identifikimi dhe zyrtarisht nuk është identifikuar. Burimet thanë për median franceze se ai nuk kishte pasur vepra penale në të kaluarën dhe prindërit e tij ishin marrë në pyetje. Ai mendohet se ëhstë qytetar francez i natyralizuar në 2010. Ishte i kategorizuar në  dosjen “Fisha S”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo shenjon njerëzit që konsiderohen si kërcënim i mundëshëm për sigurinë kombëtare dhe lejon mbikëqyrjen e tyre pa asnjë shkak për arrestim. Aty përfshihen edhe ata që janë një kërcënim i mundshëm për sigurinë kombëtare dhe grue të tilla si ekstremistë politikë, gangsetër apo huliganë të futbollit.

Presidenti francez Emmanuel Macron shkroi në Tëitter në frëngjisht: “Franca ka paguar njëhërë me gjak, por nuk do t’u japë asnjë milimetër armiqve të lirisë”.

Të dielën një burim gjyqësor tha se një mik i të dyshuarit ishte ndaluar për t’u marrë në pyetje në qytetin lindor të Strasburgut.

Fraca ka qënë në alarm të madh gjatë një serie sulmesh viteve të fundit. Më shumë se 230 vetë janë vrarë nga xhihadistët të frymësuar nga ISIS në tre vitet e fundit./SYRI.NET

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?