”Super e Marta” e zgjedhjeve paraprake presidenciale, shansi i fundit për Nikki Haley

Elektorati në SHBA-të do të votojë në 15 shtete federale, në atë që quhet “Super e Marta” e zgjedhjeve paraprake presidenciale. Në të dyja kampet votohet në të njëjtën ditë dhe ku përfshihen edhe dy ndër shtetet më të populluara, Teksasi dhe Kalifornia.

Zgjedhjet në këto shtete konsiderohen si të rëndësishme për qartësimin e kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet presidencialet të 5 nëntorit 2024. Ato kanë 30% të delegatëve demokratë dhe 36% të republikanëve.

Trump do të duhet të fitojë 1215 nga 2429 delegatë, ndërsa presidentit Biden i duhen 1968 nga 3934 delegatë për t’u shpallur zyrtarisht kandidatë nga partitë respektive.

Në kampin e Republikanëve analistët nuk presin surpriza, pasi Donald Trump ka përballë vetëm një kandidate si Nikki Haley, e cila të dielën korri fitoren e vetme përballë tij në Uashington. Biden është në rrugën e sigurtë të rikonfirmimit.

SHKARKO APP