Synimet e fazës së dytë nga Rusia, Donbasi dhe korridori për në Krime

Rusia konfirmon qëllimet për fazën e dytë të të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Detyra e ushtarëve të Moskës është që të marrin kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës Jugore, si dhe të sigurojnë një korridor tokësor për Krimenë. Këtë e konfirmoi Rustam Minnekajev, zv/komandant i qarkut qendror ushtarak të Federatës Ruse.

Komentet e tij erdhën në asamblenë e përgjithshme vjetore të Sindikatës së kompanive të industrive të mbrojtjes në rajonin Sverdlovsk.

Komandanti shtoi se kontrolli mbi Ukrainën jugore do t’i japë Rusisë qasje në Transnistri, një rajon separatist në Moldavi, ku është stacionuar një kontigjent i ushtrisë së Moskës që prej fillimit të viteve ’90.

SHKARKO APP