FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tajlandë, merr fund zia 1-vjeçare për Mbretin Aduljadej

Tajlanda i ka dhënë zyrtarisht fund një viti zie për mbretin e ndjerë Bhumibol Aduljadej të hënën, duke shënuar rikthimin tek ngjyrat pas një viti monoton në të cilin shumëkush vishej me të zeza nga koka deri tek thembra për të respektuar monarkun e tyre të adhuruar.

Gjatë orëve të pikut të transportit në linjat kryesore të Bangkokut, njerëzit shiheshin të veshur me bojëqielli, rozë e të verdhë, në një kontrast të ndjeshëm krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të shkuar, kur thuajse të gjithë shiheshin të veshur vetëm me të zezë dhe të bardhë.

”Sidoqoftë, kthimi tek ngjyrat nuk do të thotë që zia për mbretin e dashur Bhumibol ka mbaruar”- thotë një banor i Bangkokut, sipas të cilit, humbja është e pamasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shiritat e bardhë dhe të zi të funeralit dhe disa portrete të mbretit që ishin varur në zyrat qeveritare, janë hequr. Ndërkohë, me qindra e mijëra vetë, u mblodhën javën e kaluar në lagjen historike të Bangkokut për t’i dhënë lamtumirën mbretit që u nda nga jeta në tetor të vitit të shkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Funerali i tij që ka kushtuar plot 90 milionë dollarë, varrimi dhe ritualet antike, u zhvilluan përgjatë pesë ditëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?