Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm, alarm për cunam
Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter ka goditur juglindjen e Tajvanit. Nga lëkundjet e tokës është shembur të paktën një ndërtesë, teksa Japonia ka paralajmëruar për cunami.
Tërmeti rreth 50 kilometra në veri të qytetit Taitung, me një thellësi prej 10 kilometrash. Japonia tha se pritet që valët e detit të arrijnë lartësi deri në një metër.
Ishulli gjendet pranë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, zonë me aktivitet të shtuar sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe përgjatë pellgut Paqësor.