Takim i ri ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut?
Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një takim të ri më 5 tetor. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, e cila tha se citonte deklaratën e zëvendës-ministrit të Jashtëm, Cho Son Hui.
KCNA tha se dy vendet ranë dakord të zhvillojnë kontakte paraprake më 4 tetor, teksa shtoi se vendi i takimit dhe detaje të tjera nuk janë bërë me dije ende.
Bisedimet për armët bërthamore u ndërprenë në shkurt të vitit 2019, pas samitit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Vietnam, i cili përfundoi pa marrëveshje.
Në qershor, Trump dhe Kim ranë dakord të rifillojnë bisedimet, por situata ishte i paqartë pasi Koreja e Veriut që nga ajo kohë ka lëshuar disa raketa me rreze të shkurtër, si dhe ka kritikuar SHBA-në për ushtrimet ushtarake me Korenë e Jugut.