Takim katërpalësh Kerry-Sissi-Abbas-Abdallah në kuadër të konfliktit mes Izraelit dhe Autoritetit palestinez

Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri  organizoi sot një takim katërpalësh me presidentët, egjiptian Abdel Fattah al-Sissy, palestinez, Mahmoud Abbas dhe mbretin Jordanisë Abdallahun në kuadër të konfliktit mes Izraelit dhe Autoritetit palestinez.

Kerry mbërriti sot në rezortin bregdetar të Sharm el-Sheikut, në Sinai, për të marrë pjesë në një konferencë ekonomike ndërkombëtare të organizuar nga Egjipti për të tërhequr investitorë të huaj.

“Para fillimit të konferencës Kerry takoi presidentin Sissy, presidentin Abass dhe mbretin e Jordanisë për të diskutuar mbi konfliktin mes Izraelit dhe Autoritetit palestinez”, sipas zëdhënësit të departamentit amerikan të Shtetit dhe presidecës egjiptiane. Sipas një zëdhënësi të presidencës egjiptiane, presidenti, Abdel Fattah al-Sissy theksoi se “ruajtja e paqes në Lindjen e Mesme do ketë një ndikim pozitiv dhe do sjellë stabilitetin në gjitha vendet e rajonit.

SHKARKO APP