Takimi Lagarde-Varufaqis: Greqia do t’i përmbushë detyrimet e veta

 

Kujtim VANI

Pas takimit të mbrëmshëm që u zhvillua mbrëmë pas orës 01.00 të mesnatës në selinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington mes Drejtoreshës së Përgjithëshme të FMN Christine Lagarde dhe Ministrit grek të Financave Janis Vafuraqis, zonja Lagarde, në një deklaratë me shkrim nënvizon se “bashkëpunimi eifecent është në interes të të gjithëve”, duke theksuar se “ministri Varufaqis dhe unë shkëmbyem pikëpamje për zhvillimet aktuale dhe ramë dakord se bashkëpunimi eficent është në favor të të gjithëve”. “Vumë në dukje se pasiguria e vazhdueshme nuk është në interes të Greqisë dhe përshëndeta garantimin nga ana e  ministrit se pagesa ndaj Fondit do të bëhet më 9 prill. Shpreha vlerësimin tim për angazhimin e ministrit për përmirësimin e aftësive të ekipeve teknike që të bashkëëunojnë me autoritetet dhe forcimin e bisedimeve lidhur me politikën me Grupin e Brukselit dhe të dy grupet do të vazhdojnë përsëri punën e tyre të hënën. Përsërita se Fondi mbetet i angazhuar për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të ndihmuar Greqinë që të rikthehet në një rrugë jetësore zhvillimi dhe punësimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Ministri grek Varufaqis nga ana e vet tha se: “Kishim një takim konstruktiv, veçanërisht produktive për propozimet greke mbi reformat. “Qeveria jonë është reformatore. Jemi të vendosur të reformojmë thellësisht Greqinë. Ky është premtimi ynë ndaj popullit grek”, vazhdoi ministri dhe theksoi: “Shansi për të diskutuar programin reformator të Greqisë këtu në FMN me drejtoreshën e përgjithshme, është një hap i jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Diskutuam gjithashtu mënyra për përmirësimin e eficencës së negociatave që po bëhen sa në Grupin e Brukselit, aq edhe në nivel teknik në Greqi”. I pyetur nëse do të ndryshojë mëyra e negociimit, Varufaqis u përgjigj: “mendoj se procesi që kemi nisur në Grupin e Brukselit dhe ekipet teknike në Athinë do të jetë më eficent, do të ketë grupime tematike me objektiv kompletimin e marrëveshjeve shumë më shpejt, që do të kenë cilësi më të mirë”. Në një pyetje tjetër, nëse “shtroi çështjen e pagesës së këstit”, zoti Varufaqis theksoi se “qeveria greke gjithmonë i përmbush detyrimet e veta ndaj gjithë kreditorëve dhe këtë do të bëjë vazhdimisht”. Varufaqis do të takohet sot edhe me udhëheqjen e sekretariatit amerikan të thesarit, ndërsa do të ketë takim edhe me këshilltaren e çështjeve të sigurisë të presidentit Obama, Caroline Atkinson.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë grupi i punës i eurozonës, Euro Working Group (EWG) do të mblidhet pasditen e 8 prillit dhe paraditen e 9 prillit, bëri të ditur përfaqësia e Gjermanisë në Bruksel, ndërsa koha po mbaron sa i përket përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes për reformat që propozon të zbatojë qeveria e Greqisë për të mundësuar disbursimin e kësteve të reja të kredisë së saj. Euro Worling Group, ku zakonisht marrin pjesë zëvendësministrat e financave, përgatit takimet e ministrave të financave të eurozonës, që janë në gjendje të vendosin disbursimin e parave për Greqinë. Përfaqësia e Gjermanisë u shmang të përgjigjej prerë nëse tema e takimit të EWG do të jetë lista e reformave të Greqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?