Takimi Macron-Zelensky një dështim? Presidenti francez: Nuk do dërgojmë avionë në Ukrainë
Ajo që u duk si takim miqësor mes presidentit ukrainas Zelensky me holomogun francez në Paris, por që sot Emmaunel Macron thotë se Franca nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë në javët e ardhshme, por “nuk përjashton absolutisht asgjë” në të ardhmen.
“Nuk ka asnjë mënyrë që avionët luftarakë të mund të dorëzohen në javët e ardhshme, pasi nevojitet kohë për trajnim, pasi janë avionë të panjohur për pilotët ukrainas”, tha Macron.
Duke folur me gazetarët në orët e para të së premtes në fund të një Samiti të liderëve të BE, ku mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Macron tha: “Është e qartë megjithatë se pajisjet e artilerisë do të lejojnë ofensivën tokësore dhe për të mbajtur linjën e mbrojtjes”.
KOHA JONË SONDAZH

