Takimi në Shtëpinë e Bardhë: Presidenti Trump i kërkon Zelenskyt të dorëzojë Donbasin

Në një takim të tensionuar të premten në Shtëpinë e Bardhë,  Presidenti i SHBA-së Donald Trump i kërkoi homologut ukrainas Volodymyr Zelensky të pranojë kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës,  përfshirë dorëzimin e rajonit të Donbasit. Sipas raportimeve të Financial Times,  takimi u përshkallëzua në “debate të tërbuara” dhe u karakterizua nga tensione të larta mes dy liderëve.

Takimi u zhvillua si një drekë pune, pjesë e përpjekjeve të ripërtërira për t’i dhënë fund luftës që ka zgjatur mbi tre vjet. Trump,  i inkurajuar nga sukseset e fundit në sigurimin e një armëpushimi në Lindjen e Mesme,  u shpreh optimist për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë:

“Unë jam presidenti ndërmjetës dhe po ndërmjetësoj një situatë jo të lehtë,”  tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë,  ndryshe nga qëndrimet e mëparshme ku kishte shprehur mbështetje për rikthimin e territoreve të pushtuara nga Rusia,  Trump zbuti tonin dhe i kërkoi Zelenskyt të pranonte kushtet e Putinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?