Takimi për gruan e burgosur, Kim takon Trump për Alicen (FOTO)

Kim Kardashian zyrtarisht ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ajo u prit nga presidenti Donald Trump, me qëllim për t’i kërkuar falje për një gjyshe 63-vjeçare, që po vuan dënimin e përjetshëm në burg.

Kim përdori emrin e saj për të bindur Trump, që të firmosë lirinë e Alice Marie Johnson, që vuan burgimin prej më shumë se dy dekadash, pas problemesh me drogën.

Më herët Kim e ka diskutuar këtë problem edhe me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, që mendohet t’i ketë mundësuar seks-simbolit takimin me presidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?