Takimi Putin-Trump, Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk vendoset pa ukrainasit

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se “e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, vetëm pak ditë para samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin, që do të mbahet më 15 gusht në Alaska.

Në një postim në platformën X, Macron bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke u fokusuar te situata diplomatike përpara takimit SHBA–Rusi që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Ai theksoi se edhe vendet evropiane duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi “siguria e tyre është në rrezik”, duke përmendur bisedat edhe me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zelensky, nga ana e tij, konfirmoi bisedën në Telegram, duke theksuar rëndësinë e transparencës ndërkombëtare dhe paralajmëruar se “rusët nuk duhet të mashtrojnë askënd përsëri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Samiti në Alaska pritet të jetë një nga takimet më të rëndësishme të vitit, me fokus përfundimin e konfliktit në Ukrainë dhe zgjidhjen e çështjeve territoriale të pazgjidhura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?