Takimi Trump-Kim, në syrin e medieve të Koresë së Veriut

Donald Trump dhe Kim Jong un bënë histori me një shtrëngim dore. Përballja e shumëpritur e dy kundërshtarëve të mëdhenj që për pak e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor, u realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosa-s, në Singapor, zona që ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen e botës.

Perspektiva për një takim historik mes dy liderëve, Donald Trump dhe Kim Jong Un ka qenë lajmi kryesor i dy ditëve të fundit edhe në Korenë e Veriut.

Koreano-veriorët janë informuar hap pas hapi për gjithçka ndodhte në Singapor, përmes disa ekraneve gjigantë të vendosur kudo në Penian, ku televizioni qendror i Koresë së Veriut transmetonte “live” takimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët ishin mbledhur në rrugët kryesore për të ndjekur “live” çfarë ndodhte, duke nisur nga lideri i tyre Kim Jong Un teksa zbriste nga avioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Televizioni shtetëror KCNA ka raportuar hap pas hapi detajet e takimit, përveç momentit të shtrëngimit historik të duarve mes dy liderëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?