Takimi virtual G7 dhe Biden, Zelensky: E keqja është kthyer
Presidenti Volodymyr Zelensky e ka krahasuar pushtimin e Putinit në Ukrainë me veprimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, teksa Ukraina shënon 8 majin Ditën e Kujtimit dhe Pajtimit.
“Kurrë më? Provoni t’i tregoni Ukrainës këtë”, dhe bën krahasime midis betejës së Ukrainës kundër Rusisë me luftën e Luftës së Dytë Botërore kundër fashizmit.
“Dekada pas Luftës së Dytë Botërore, errësira u kthye në Ukrainë. Dhe u bë përsëri bardh e zi. Përsëri! E keqja është kthyer. Përsëri! Me uniformë të ndryshme, me slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim. Në Ukrainë u organizua një rindërtim i përgjakshëm i nazizmit. Një përsëritje fanatike e këtij regjimi. Idetë, veprimet, fjalët dhe simbolet e tij. Një rekord i ri botëror për ksenofobinë, urrejtjen, racizmin dhe numrin e viktimave që mund të shkaktojnë”.
Zelensky pritet të zhvillojë gjithashtu bisedime me liderët e G7-s, duke përfshirë Presidentin e SHBA Joe Biden dhe Boris Johnson të Britanisë përmes video-konferencës.