Tani që rrezikohen nga COVID-19 e mbështesin më shumë – ‘Medicare for All’ ka pëlqimin e rreth gjysmës së amerikanëve
Rreth gjysma e amerikanëve mbështesin Medicare for All në mes të pandemisë koronavirus, sipas një sondazhi të ri të kryer në SurveyMonkey Audience.
Rreth 48% e të anketuarve favorizojnë kalimin drejt një sistemi me një pagues ku çdo amerikan merr sigurim shëndetësor nga qeveria, zbuloi sondazhi. Në të kundërt, 29% thanë se nuk pajtoheshin me politikën dhe 17% nuk shprehin prirje për të mbështetur ose kundërshtuar. Rreth 7% u përgjigjën: “Unë nuk e di”.
Rezultatet sugjerojnë që pandemia e koronavirusit, e cila ka nxitur thirrje për të reformuar sistemin e kushtueshëm të kujdesit shëndetësor të SHBA, nuk e ka dobësuar mbështetjen për Medicare for All. Sipas planit që Senatori Bernie Sanders ka premtuar, sektori privat i sigurimeve do të eliminohej dhe zëvendësohej nga një sistem i kujdesit shëndetësor të drejtuar nga qeveria.
“Ajo që na ka mësuar kjo krizë është se, sistemi ynë i kujdesit shëndetësor dhe shëndeti ynë publik janë po aq të fortë sa personi më i sëmurë në këtë vend,” tha për Huffington Post Alexandria Ocasio-Cortez, demokratja mbështetëse e Bernie Senders.