Tanket turke kapërcejnë kufirin në një operacion të madh kundër ISIS-it
Një duzinë tankesh turke kanë kapërcyer kufirin sirian pasi bombardimit të fuqishëm të një zone të mbajtur nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, shkruan BBC, transmeton Syri.net.
Kjo është ndërhyrja e parë tokësore e Turqisë në Siri, që nga operacioni i shpejtë dhe i shkurtër që u bë për të zhvendosur varrin e Sulejman Shahut, një figure të nderuar osmane, në shkurt të vitit të kaluar.
Burimet ushtarake thanë për mediat turke se 70 objektiva në zonën Jarablus janë shkatërruar nga artileria dhe nga goditjet me raketa dhe 12 nga goditjet ajrore.
Forcat special turke kanë hyrë në Siri para tyre, si pjesë e këtij operacioni.
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se operacioni kishte dy synimet: ISIS-in dhe luftëtarët kurdë.
“Forcat e Armatosura Turke dhe Forcat Ajrore Ndërkombëtare të Koalicionit kanë nisur një operacion ushtarak që synon pastrimin e qarkut të Jarablus të krahinës së Alepos nga organizata terroriste ISIS,” u tha në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit turk.
Turqia i bombardoi forcat kurde siriane në rajon këtë javë, me synimin që të mos i lejojë të mbushim vakumin që do të krijohet nga largimi i ISIS, tha gazetari i BBC, Mark Loëen nga qyteti Gaziantep pranë kufirit sirian.
Shqetësimi në Ankara është se kurdët mund të krijojnë një zonë autonome në afërsi të kufirit që mund të nxisë separatizmin brenda vetë Turqisë, tha korrespodenti, përcjell Syri.net.
Zv.presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Turqi të mërkurrën në një vizitë të nivelit më të lartë prej një zyrtari nga Perëndimi që prej grushti të dështuar të shtetit më 15 korrik.
Sipas një fotografi të agjensisë së lajmeve AFP, tanket u ndoqën nga disa automjete më të vogla ushtarake që besohet se transportonin rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia, si pjesë e ofensivë së koduar “Euphrates Shield”
Bombardimet filluan në orën 4:00 me orën lokale dhe nga 224 të shtëna, u goditën 63 objektiva në më pak se 2 orë.
Sulmet ajtore nga aeroplanët turq dhe amerikanë filluan vetëm pas orës 6:00, thanë mediat turke.
Turqia ka premtuar të çlirojë nga ISIS të gjithë zonën e saj kufitare, raportoi një media tjetër, The Independent.

KOHA JONË SONDAZH



