Tarifa për çelikun, Europa-Amerikës: Gati të kundërpërgjigjemi njësoj

SHBA-të i kanë dhënë sot jetë vendimit për të aplikuar tarifa për importin e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Evropian, Meksika dhe Kanadaja.

E teksa Trump me këtë vendim i ka dhënë jetë një lufte tregtare me BE-në, ku ka edhe aleatët e vetë më të mëdhenj, vetë Brukseli zyrtar ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi.

“Është një ditë e keqe për tregtinë botërore. BE mund të reagojë dhe në orët e ardhshme do të marrim masa kompensuese. Atë që mund të bëjë SHBA, mund ta bëjmë edhe ne”, u shpreh Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kur ju desh të komentonte hyrjen në fuqi të tarifave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi fillon nga mesnata, por zëdhënësi i Komisionit të BE Margaritis Schinas ka folur me tone të ashpra, duke kërcënuar Amerikën se Europa do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi gati të përballojmë çdo lloj skenari dhe të mbrojmë interesat e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare tregtare”, deklaroi Schinas.

“Brukseli është angazhuar në një dialog politik të nivelit të lartë me SHBA. Ne nuk spekulojmë për vendimin përfundimtar të Shteteve të Bashkuara, i cili u takon atyre”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?