Tarifat ndaj makinave europiane, Juncker: Trump do bëjë si i ashpër, por s’do të ketë tarifa

Shtetet e Bashkuara nuk do prezantojnë tarifa për makinat europiane në javën e ardhshme, sipas presidentit të Komisionit Europian që po largohet, Jean-Claude Juncker. Presidenti Donald Trump do të vendosë deri më 13 Nëntor nëse do të aplikojë tarifat e reja ndaj prodhuesve europian të makinave.  Kjo vjen pasi Trump argumenton se importet e makinave nga Europa përbëjnë  një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare në SHBA. Në një intervistë me gjermanen “Sueddeutsche Zeitung”, Juncker tha se Trump nuk do t’i vendosë këto tarifa.

“Trump do bëjë pak si i ashpër, por nuk do të ketë tarifa”, tha Juncker.

Marrëdhënia tregtare mes SHBA dhe BE është përkeqësuar që kur Trump u bë president dhe përfundoi negociatat për një marrëveshje tregtare që planifikonte administrata e kaluar. Për më tepër, Trump lajmëroi tarifa për çelikun dhe aluminin ndaj Europës.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara prezantuan tarifa ndaj 7.5 miliardë dollarë mallra europianë në Tetor,  për rrjedhojë të padisë tek Organizata Botërore Tregtare që vendosi se BE ka dhënë subvencione të jashtëligjshme për avionat Airbus.

SHKARKO APP