Tarifat nga Trump, BE: E pajustifikueshme!
Bashkimi Evropian ka mbështetur kundërmasat e tij të para kundër tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Kjo pasi vendet anëtare miratuan sot një propozim të bërë në përgjigje të tarifës prej 25% që SHBA vendosi për eksportet e çelikut dhe aluminit të BE-së.
”BE i konsideron tarifat e SHBA të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe për ekonominë globale.
BE-ja ka deklaruar preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciprokisht të dobishme”, tha Komisioni Europian në një deklaratë.
KOHA JONË SONDAZH

