Të burgosurit i vënë zjarrin dyshekëve, të paktën 68 të vdekur

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka rënë pranë një stacioni policor në Venezuelë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Carabobo dhe Kryeprokurori i Shtetit Tarek Saab tha se ka nisur një hetim rreth ngjarjes.

Paraprakisht autoritetet thonë shkak i zjarri ndodhi pasi disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve të burgut në një përpjekje për të dalë jashtë stacionit policor.

Policia duhej të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë të afërmit që rrethuan stacionin pasi morën vesh se zjarri kishte rënë në stacionin policor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zyrtar i lartë tha se shteti i Karabobos ishte në zi pas incidentit të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?