Të burgosurit në Itali pajisen me telefona për të biseduar me familjarët në kamer

Kompania telefonike TIM në bashkëpunim me Administratën e burgjeve dhe Ministrinë Italiane të Drejtësisë ka dhuruar 1600 telefona celularë e 1600 skeda sim, për institucionet e vuajtjes së dënimit.

Telefonat celularë do të vihen në dispozicion të të burgosurve për të biseduar më familjarët në këtë moment të emergjencës nga COVID-19.

Sipas dekretit së qeverisë italaine, për motive shëndetësore takimet e të burgosurve me familjarët. janë ndaluar deri më 31 maj 2020, vendim ky që shkaktoj një revoltë të përgjithshme që zgjati disa ditë në shumë burgje italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Telefonat celularë  do t’u lejohen të burgoursve vetëm për të biseduar apo të bërë video thirrje me familjarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emergjenca e koronavirusit ka detyruar qeverinë italiane të lejoj ndryshimin e masës së arrestit, nga burg në arrest shtëpiak për të gjithë ata të burgosur që janë dënuar deri më 18 muaj burg.

Është llogaritur se nga ky vendim do të përfitojnë rreth 5 mijë të burgosur.

Italia ka një situatë kritike në mbipopullimin e burgjeve e frika e përhapjes së pandemisë dhe në institucionet e vuajtes së dënimit e kushtëzon qeverinë italiane në marrjen e këtyre vendimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?