“Të gjithë do vdesim një ditë”, urgjenca s’i beson e tallet me të, humb jetën nëna 22-vjeçare
Franca e tronditur pas lajmit të vdekjes së një 22-vjecare të cilës nuk iu dha ndihma e shpejtë. Naomi Musenga nga Strasbugu nënë e një fëmije të vogël ishte ndier keq dhe kishte telefonuar urgjencën, e cila jo vetëm, që i kishte shkuar me vonesë në shtëpi por edhe ishte tallur me 22-vjecaren.

“Më ndihmoni zonjë, më ndihmoni ndihem shumë keq, jam duke vdekur” –i kishte thënë në telefon vajzës së urgjencës me të cilën kishte folur.
Por operatorja me përbuzje i kishte thënë të merrte në telefon mjekun roje dhe i përgjigjet rëndë: “ Po po zonjë herët e vonë edhe ti si gjithë të tjerët do të vdesësh”
Ambulanca nuk i erdhi, pak orë më vonë Naomi merr telefon mjekun roje. Por fatkeqësisht 22-vjeçarja kishte pësuar disa atakë kardiake dhe sapo mbërrin në spital humb jetën. Ngjarja ka ndodhur më 29 dhjetor të vitit të kaluar por vetëm ditët e fundit pas shpërndarjes së audios së telefonatës së Naomit u bë publik lajmi shkruan Tg.com.
Operatorja që iu përgjigj telefonatës u përjashtua nga puna dhe ndaj saj kanë nisur hetimet e hollësishme. Gjithashtu për ngjarjen ka reaguar dhe prokuroria Strasburgut. Kreu i saj njoftoi hapjen e një hetimi paraprak për të hedhur dritë mbi vdekjen e Naomi Musengas.
KOHA JONË SONDAZH

