Të lodhur nga puna juaj? Vjen mundësia e artë nga Hawaii
Cila është mënyra më e mirë për t’i mbijetuar një pandemie sesa ta bësh atë në një plazh në Hawaii? Ky vend po ofron bileta vajtje-ardhje falas për punëtorët që duan të jetojnë dhe punojnë atje, ndërsa kontribuojnë në ekonominë e shtetit.
Shteti prezantoi programin e qëndrimit të përkohshëm, të njohur si “Movers and Shakas”, në bashkëpunim me disa shkolla dhe biznese dhe pranon grupin e parë të aplikantëve deri më 15 dhjetor. Për të aplikuar, duhet të jeni të paktën 18-vjeç. Pjesëmarrësit duhet të zhvendosen brenda një muaji nga përzgjedhja dhe të kalojnë të paktën 30 ditë rresht në Hawaii.
Ishulli ka raportuar mbi 18,000 raste me Covid-19, dhe më shumë se 200 viktima. Ata që pranohen në program duhet të angazhohen disa orë çdo javë në një organizatë jofitimprurëse ku mund të përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre, si dhe të kontribuojnë tek komuniteti lokal.
”Përtej sjelljes së parave në bizneset tona lokale, vlera e vërtetë është sjellja e njerëzve, të cilët do të ndihmojnë komunitetin përmes punës vullnetare duke e bërë ekonominë tonë më të qëndrueshme”,-tha shefi i programit për CNN.