Të maskuar me kapuç dhe maska kundër COVID, grupi i të rinjve sulmon të miturin për vetëm 5 euro

Një grup personash të maskuar sulmuan dhe rrahën një të mitur 13-vjeçar në Agia Paraskevi, në Greqi në mesditë për t’i grabitur 5 euro.

Nxënësi ishte në rrugën Knossou dhe po ecte me biçikletë, kur pas tij po shkonin një grup prej katër personash të veshur me kapuça dhe maska ​​të zeza për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ata e rrethuan të miturin dhe filluan t’i bënin pyetje vulgare.

Nxenësi u përpoq të largohej, por autorët e sulmuan dhe i kërkuan që t’u jepte celularin. Fëmija bëri rezistencë dhe më pas ata e hodhën poshtë dhe filluan ta rrihin. Pasi autorët e panë se i mituri po bënte ende rezistencë e përplasën në një automjet të parkuar dhe vazhduan ta rrahin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima u detyrua t’u jepte çantën e tij që kishte brenda celularin, 5 euro dhe një dollar. I mituri në përshkrimin që ai i dha policisë tha se banda e grabitësve ishin të rinj, të veshur me bluza të zeza me kapuça, maska ​​për kurorën, ndërsa flisnin greqisht dhe një gjuhë tjetër që ai nuk mund ta kuptonte se cila ishte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?