Të mbuluara kokë e këmbë, disa vajza në Afganistan rikthehen në shkollë
Si do të jetë jeta në Afganistan për banorët që nuk do të lënë atdheun? Disa vajza u panë sot të shkonin në shkollë, në qytetin perëndimor të Heratit, në Afganistan. Tashmë talebanët kanë marrë në kontroll të plotë vendin dhe kanë rikthyer ligjet islamike që sipas tyre mohojnë të drejtat dhe liritë themelore sidomos të vajzave e grave, përfshirë dhe arsimimin.
Vajzat ecnin të shqetësuara nëpër korridoret e shkollës, me frikën se talebanët mund t’i ndalonin. Kur talebanët kontrolluan Afganistanin në vitet 1990, grave dhe vajzave u mohohej kryesisht arsimi dhe punësimi.
“Ne duam të përparojmë si vendet e tjera. Ne shpresojmë që talebanët të ruajnë sigurinë. Nuk duam luftë, duam paqe në vendin tonë”,-tha studenti Roqia. Shefi i operacioneve në terren të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijë (Unicef) u shpreh optimist për shkollimin e vajzave, pasi citoi disa ‘premtime’ të talebanëve për edukimin e vajzave.