Të pakënaqur me menaxhimin e Covid-19, punonjësit shëndetësorë në Belgjikë i kthejnë shpinën kryeministres

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmès, u prit me një protestë të heshtur nga stafi mjekësor në një spital në Bruksel.

Mjekët dhe infermierët në spitalin Saint-Pierre kthyen shpinën kur Wilmès mbërriti me makinë.

Ata kërkojnë njohjen e përpjekjeve të tyre gjatë pandemisë dhe kundër një dekreti për të rekrutuar staf të pakualifikuar për të kryer aktivitete infermierie, sipas mediave lokale.

Belgjika është një ndër vendet më të prekura në botë nga Covid-19.

Deri më tani janë shënuar 9,080 viktima dhe janë regjistruar 55,559 të infektuar.

SHKARKO APP