Të punosh si taksist, edhe nëse nuk di Anglisht? E mundur në New York

Njohja e gjuhës angleze nuk është më një element i domosdoshëm për të punuar si taksist në qytetin e Nju Jorkut. Vendimi është marrë nga autoritetet dhe është firmosur nga kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio. Në Shtetet e Bashkuara vetëm 4% e taksistëve janë vendas, ndaj kjo ka qenë një kërkesë e emigrantëve prej shumë kohësh. Ndërkohë, qytetarët njujorkezë kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me këtë vendim.

Për të punuar si taksist në New York,prej këtej e tutje njohja e gjuhës angleze nuk është më një faktor i domosdoshëm. Vendimi është marrë së fundmi dhe është firmosur nga kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio.

I njohur si një prej qyteteve më të mëdhenj në mbarë botën, Nju Jorku ka një popullsi prej 8.5 milionë banorësh, dhe është përllogaritur se në total, afro 37% prej tyre nuk kanë lindur në Shtetet e Bashkuara. Në të ashtëquajturin qyteti i ëndrrave, numri i emigrantëve është mjaft i lartë dhe vetëm 4% e taksistëve janë vendas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto shifra tregojnë se shumë prej taksistëve mund të mos kenë një anglishte të përsosur, por sipas autoriteteve diçka e tillë nuk ka pse t’i pengojë ata që të punojnë lirisht në këtë sektor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej vendimit të marrë, testimi i gjuhës është hequr edhe nga praktika që zhvillojnë paraprakisht personat e interesuar për të punuar. Megjithatë, duket se diçka e tillë nuk është pritur mirë nga një pjesë e opinionit publik.
Ata shprehen se Shtetet e Bashkuara janë një vend anglishtfolës dhe nuk mund të konceptohet ideja e punësimit të personave që nuk mund të merren vesh me klientët e tyre.

Ata shtojnë se njohja e anglishtes është një kusht mjaft minimal. Të gjithëve na ndodh që shpesh herë të komunikojmë me taksistët për tema të ndryshme si moti, situata politike apo edhe tema të ndryshme të çfarëdoshme të cilat dalin në mënyrë spontane. Disa klientë e shohin këtë diskutim si diçka mjaft pozitive, duke u shprehur se është një mënyrë për të shtyrë udhëtimin relativisht të shkurtër, por për dikë tjetër kjo mund të mos jetë e rëndësishme.

Ata thonë se komunikimi me taksisitin nuk duhet parë si diçka e domosdoshme, pasi gjëja më e rëndësishme është që të mbërrish në destinacionin e kërkuar. Në Shtetet e Bashkuara si dhe në Nju Jork, shumica e taksistëve janë emigrantë. Ata vijnë nga 167 vende të ndyshme të botës, ku dominojnë emigrantët nga Bangladeshi. Ata përbëjnë 24% të totalit dhe ndiqen nga pakistanezët me 10%.

Për këtë arsye, heqja e kriterit të gjuhës ka qenë diçka mjaft e kërkuar nga emigrantët dhe më në fund dëshira e tyre është plotësuar, të paktën në Nju Jork./OraNews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?