Të shtëna në parlamentin e Iranit, një kamikaz shpërthen në mauzoleumin e Ajatollah Khomeinit (Foto)

Dy sulme janë shënuar mëngjesin e sotëm në Teheran, ku disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në parlamentin iranian, ndërsa një kamikaz ka shpërthyer në mauzoleumin e Ajatollah Khomeinit, themeluesit të Republikës Moderne, në jug të kryeqytetit.
Terroristët nuk janë kapur ende dhe policia ka ngritur postblloqe në çdo cep të vendit. Deri tani nga sulmi raportohet vetëm për të plagosur.

Mësohet se dy prej agresorëve derdhën breshëri plumbash brenda parlamentit, duke plagosur një roje, ndërsa i treti hodhi veten në erë me sulm kamikaz.

Nga sulmi me armë të tipit Kallashnikov AK-47 ka disa të lënduar shkruan BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotot nga sulmi u publikuan nga Repubblica.it.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?