Teatrot e Londrës rihapen për publikun

”The Mousetrap”, një nga shfaqet më të gjata në botë hapi siparin e aktiviteteve kulturore në Londër që pas mbylljes botërore të pandemisë. Në teatrin ”West End” u shfaq misteri i vrasjes së vitit 69-të i cili regjistroi shfaqjen e tij 28 200-të.

Rreth një e treta e teatrove të Londrës do të rihapen këtë javë, përgjithësisht me prodhime të vogla me kosto më të ulët. Shfaqet kryesore, të cilat nuk kanë mundësi operojnë me kapacitet 50%, po presin fazën e fundit të udhëzimeve të reja nga Kryeministri Boris Johnson më 21 Qershor, me shpresën për t’u rihapur në verë.

Për sallat që përmbushin kushtet e sigurisë aktivitet kulturore do të operojnë me 50 % të aktivitetit. Producenti Adam Spiegel thotë se është shumë e rëndësishme që ”The Mousetrap” të rihapte teatrin ”West End”, edhe pse financiarisht ka qenë e vështirë pas një shkëputje relativisht të gjatë kohore.

SHKARKO APP