Tel Aviv – Izrael: Marrëveshja bërthamore me Iranin një hap shumë i rrezikshëm

Marrëveshja e përfunduar dje mes Iranit dhe Fuqive të Mëdha mbi programin bërthamor të Teheranit është një hap në drejtim shumë të rrezikshëm, deklaroi sot Mark Regev, zëdhënës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Marrëveshja është një hap në një drejtim shumë, shumë të rrezikshëm”, deklaroi Mark Regev për gazetarët duke pasur parasysh, sipas tij, se objektivi i vetëm i Iranit ishte të financonte prodhimin e bombës atomike.

“Marrëveshja i lë Iranit një infrastukturë të gjerë bërthamore. Kjo marrëveshje i lejon Iranit të mbajë mijëra centrifuga për vazhdimin e pasurimit të uraniumit si edhe e lejon të ndjekë hulumtimin dhe zhvillimin në mënyrë që të ndërtoje centrifuga të reja me efikase”, theksoi Regev. Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha dje presidentit amerikan, Barack Obama se marrëveshja për çështjen bërthamore iraniane kërcënonte mbijetesën e Izraelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?